Lirimi i Sadik Durakut, flasin nga MPJD-ja

Sadik Duraku, i cili ishte arrestuar nga Serbia, më 17 prill, nën pretendimin për krime lufte në vitin 1999, është liruar sot, afro 7 muaj qëndrim në burgun e Beogradit.
Kjo u konfirmua përmes një njoftimi nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në njoftim MPJD-ja, thekson se “do të vazhdojë të ndjekë nga afër rastet e tilla, duke njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare rreth veprimeve arbitrare dhe destruktive të Serbisë të cilat bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.