Lirimi i tre policëve, Krasniqi: Lajm i mirë, falënderoj miqtë ndërkombëtarë për rolin vendimtar në këtë proces

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar në lidhje me lirimin e tre policëve të rrëmbyër nga autoritetet serbe dy javë më parë.
Krasniqi shkroi se vendimi është i vonuar, por lajm i mirë për familjet e tyre, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Lirimi i tre policëve nga mbajtja arbitrare në Serbi – Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, megjithëse mjaft i vonuar, është lajm i mirë për familjet e tyre dhe për qytetarët e shtetin tonë.
Falënderoj të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces.
Tani, radha është për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të vendit dhe për rikthimin e normalitetit atje, përmes veprimeve të matura dhe të përgjegjshme politike.