Lirohen 300 nxënëset që u rrëmbyen nga persona të armatosur e u dërguan në pyll

Një grup prej gati 300 vajzash që u rrëmbyen nga një shkollë në Nigerinë veri-perëndimore javën e kaluar janë liruar, thotë një zyrtar lokal.
Vajzat u rrëmbyen nga persona të armatosur të paidentifikuar nga shkolla e tyre me konvikt në Jangebe, shteti Zamfara, të premten dhe u morën në një pyll, tha policia, shkruan BBC, transmeton IndeksOnline.
Guvernatori i shtetit tha të martën se vajzat tani ishin të sigurta.
Rrëmbime të tilla kryhen për shpërblim dhe janë të zakonshme në veri.
Dhjetëra vajza u panë të mbledhura në një ndërtesë qeveritare në Zamfara pasi u morën atje me një flotë minibusësh.
“Më gëzohet zemra gjersa njoftoj lirimin e studentëve të rrëmbyer … nga robëria,” shkroi Guvernatori Bello Matawalle në Twitter./IndeksOnline/