Lirohen 31 civilë ukrainas të burgosur në Bjellorusi
Ukraina tha se ka pranuar 31 civilë të shtunën, të cilët ishin liruar nga burgu në Bjellorusi.
“Gratë dhe burrat e ndaluar në Bjellorusi dhe të dënuar me afate të ndryshme burgimi që variojnë nga dy deri në 11 vjet po kthehen në Ukrainë”, tha komiteti koordinues i shkëmbimit të të burgosurve të Kievit në aplikacionin e mesazheve Telegram, shkruan Reuters.
“Shprehim mirënjohjen tonë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Donald Trump për punën e tyre të frytshme në kthimin e civilëve dhe personelit ushtarak ukrainas nga Bjellorusia dhe Rusia”, shtoi ajo.

