75 Mall Live Search
14:11 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Lirohen aktivistët e AAK-së

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër aktivistët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët u shoqëruan sot në polici për një aktivitet të mbajtur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, janë liruar, raporton IndeksOnline.

“Rreth orës 11:30, nga njësite policore të stacionit Qendra, janë shoqëruar katër persona, për një aktivitet që është mbajt sot në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Intervistimi i organizatoreve të aktivitetit dhe largimi i arkivolit është bërë me urdhër të Prokurorit te shtetit”, kanë thënë në polici.

Personat janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve dhe më pas janë liruar, ndërkohë që arkivoli pas ekzaminimit nga ana e njësiteve kompetente është larguar nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/