75 Mall Live Search
10:26 / E Martë, 30 Maj 2023 / L K

Lirohen dy serbët e arrestuar dje në Zveçan

Dy serbët që u ndaluan gjatë përleshjeve të djeshme me KFOR-in në Zveçan, janë liruar, tha avokati i tyre Dejan Vasiq për Tanjug.

Ndërkaq, dy serbët e tjerë të arrestuar dje, janë ndaluar për 48 orë, ka thënë ai.

Katër serbë janë arrestuar gjatë konfliktit të djeshëm mes protestuesve të mbledhur në afërsi të komunës së Zveçanit me pjesëtarët e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. 

Serbët kërkojnë tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës dhe që kryetarët e rinj shqiptarë të mos hyjnë në objektet komunale.