75 Mall Live Search
12:54 / E Martë, 30 Maj 2023 / k.v

KFOR-i krijon kordonin, Policët e Kosovës nuk ekspozohen në protestë (Video/foto)

Pjesëtarët e KFOR-it kanë vendosur kordonin para ndërtesës së Komunës në Zveçan, raporton IndeksOnline.

Telat me gjemba janë vendosur rreth objektit të komunës ndërsa aty nuk po vërehen pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Ekipi i IndeksOnline ndodhet në vendin ku po protestohet ndërsa raporton se përveç automjeteve të blinduara të policisë së Kosovës, pjesëtarët e Njësisë Speciale nuk janë të ekspozuar.

Së fundi vërehet një grumbullim më i madh i protestuesve ndërsa deri më tani përveç provokimeve në drejtim të gazetarëve, situata është e qetë./IndeksOnline/