75 Mall Live Search
18:12 / E Martë, 10 Shtator 2024 / k.v

Lirohen dy serbët e arrestuar sot në Veri

Para pak çasteve janë liruar politikanët serbë, Aleksandar Arsenijeviq dhe Ivan Orloviq, që u arrestuan sot në Veri, raporton IndeksOnline

Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline nga zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.

Mësohet se ata janë gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Në media u raportua se Arsenijeviq u arrestua pasi i fishkëlloi kryeministrit Albin Kurti./IndeksOnline/