23:21 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Lirohen gjashtë civilët serb që u arrestuan gjatë aksionit të djeshëm në veri

Gjashtë civilët serb të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të djeshëm të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri janë liruar.

Sipas raportimit të ‘Radio Kontakt Plus’  civilët e arrestuar dje në Zubin Potok, Milovanoviq Predrag, Tomislav, Marko dhe Ivica, Milosh Orloviq dhe Dejan Dimoviq, tashmë janë lënë të lirë.

Gjykatësja e Themelores në Mitrovicë, Ljiljana Stefanoviq ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Kosovës për zgjatjen e masës së paraburgimit të gjashtë serbëve, transmeton Inkdesonline.

Gjyqtarja Stefanoviq ka vlerësuar se nuk pati prova të mjaftueshme për të zgjatur paraburgimin e serbëve në fjalë.

Policia e Kosovës arrestoi dje persona të dyshuar për kontrabandim dhe krim të organizuar ndër ta policë e zyrtarë shtetërorë, por edhe civilë të cilët tentuan të pengonin aksionin./Indeksonline/