75 Mall Live Search
19:10 / E Martë, 01 Mars 2022 / OSH

Lirohen masat edhe për gastronominë – lejohet të punojnë në orar të rregullt

Qeveria e Kosovës sapo ka miratuar masat e reja antiCovid19, shkruan IndeksOnline.

Masat janë liruar edhe për sektorin e Gastronomisë, ku mund të punojnë në orar të rregullt – pa kufizime.

Sipas vendimit të Qeverisë, lokalet iu kthehen “rregullave të tyre” të orarit.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre.Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50% e kapacitetit të hapësirës”, thuhet në vendim.

Klientët duhet të jenë të vaksinuar së paku me dy dozat ose dëshmi se personi ka kaluar Covid19 në 90 ditët e fundit./IndeksOnline/