17:52 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Lirohen nga burgu Kurti, Kadaj-Bujupi e Haxhiu (Video)

Tashmë janë liruar nga burgu i Lipjanit tre deputetët e Vetëvendosjes, të cilët u arrestuan dje në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Avokati i tyre Tomë Gashi tha për Indeksonline se mbetet të shihet tani kur do të caktohet seanca për deputetët dhe të vendoset për ta.

Gashi theksoi se Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi do të qëndrojnë një muaj në arrestë shtëpiak, kurse Albulena Haxhiu do të lihet e lirë.

Deputetët tani janë nisur në shtëpitë e tyre. Indeksonline iu sjell pamje nga lirimi i tyre nga burgu. /INDEKSONLINE/