75 Mall Live Search
19:34 / E Mërkurë, 28 Korrik 2021 / AR

Lirohen nga spitali i Kroacisë edhe dy bashkatdhetarë, kurse tre tjerë do të lirohen nesër

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçka bërë me dije se edhe dy bashkëatdhetar të aksidentuar ditë më parë në Kroaci janë liruar sot nga spitali dhe tre të tjerë lirohen nesër, transmeton “Indeksonline”.

“Gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejt, e familjarëve të viktimave forcë për ta përballuar dhimbjen”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Perderisa gjatë tërë ditês ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave të aksidentit në Sllavonski Brod, të cilët u sollën sot dhe po varrosen në vendlindjet e tyre, lajme të mira vijnë nga Kroacia.

Dy bashkēkombas u liruan nga spitali e tre lirohen nesër kurse edhe Muharremi ka dal nga kujdesi intenziv dhe është në gjendje stabile.

Gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejt, e familjarëve të viktimave forcë për ta përballuar dhimbjen!