15:50 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Lirohen nga spitali shtatë nga tetë personat që u helmuan nga tymi në Pejë

Shtatë nga tetë personat që pësuan nga tymi i zjarrit që kaploi depon e Elkosit në Pejë, janë liruar për në shtëpi pas trajtimit mjekësor.

Ata ishin helmuar nga tymi i zjarrit.

Zjarri është lokalizuar, mirëpo ende nuk është shuar krejtësisht.