Lirohen tetë serbët e arrestuar në Brezovicë
Gjatë ditës së djeshme në Brezovicë, Policia e Kosovës ka ndaluar tetë persona të nacionalitetit serb, të cilët dyshoheshin se mund t’i përkisnin ndonjë strukture ilegale.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Indeksonline se pas përfundimit të intervistimit dhe procedurave të verifikimit ata janë liruar, në konsultim me prokurorin kompetent.
“Mund të konfirmojmë se me 24.02.2019 në zonën e Brezovicës, Policia e Kosovës ka ndaluar tetë persona të nacionalitetit serb, të cilët sipas procedurave policore janë shoqëruar për intervistim. Pas përfundimit të intervistimit dhe procedurave të verifikimit, në konsultim me prokurorin kompetent të dyshuarit të cilët dyshoheshin se mund ti perkasin ndonje strukture ilegale jan liruar”, ka thënë Kelani. /Indeksonline/
