Lirohet Bedri Halimi

Bedri Halimi është liruar nga paraburgimi të hënën, ka thënë Haxhi Millaku, avokati i kryeinspektorit të Ministrisë së Mjedisit (MMPH).
Masa e paraburgimit, kryeinspektorit të MMPH-së i është ndërruar me masën e arrestit shtëpiak.
“Ai është liruar sot. Masa e paraburgimit i është ndërruar me masën e arrestit shtëpiak”, ka thënë Millaku në një deklarim për Paparacin të hënën.
Halimi ishte arrestuar në janar të këtij viti në rastin e njohur “Brezovica”.
Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.