75 Mall Live Search
12:44 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Lirohet deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj është liruar. Deputeti i PSD-së ishte arrestuar sot herët në mëngjes me një urdhër arrest lëshuar nga Gjykata.

Lajmin për lirimin e Molliqajt e konfirmoi zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate Natyra Kuçi.

 “Rasti ishte dërguar në Prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt”, tha zëdhënësja e PSD-së.

Sipas Policisë gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar dje një urdhër arrest për Dardan Molliqajn.

Ai është arrestuar në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të VV-së Albin Kurtit në vitin 2015.

Molliqaj në atë kohë ka qenë sekretar organizativ dhe njëri ndër njerëzit kyq në VV.