Lirohet ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Faik Fazliu

Sapo është liruar veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliu, i cili ishte arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i veteranëve, Faton Klinaku përmes një postimi në “Facebook”.
“Ju informoj se sapo u lirua ish kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu. Gjykata tani i ka edhe faktet me video, të ushtrimit të dhunës ndaj tij gjatë arrestimit”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Ndryshe, “Indeksonline”, kishte postuar momentin kur pas një debati zyrtarët policorë e kishin shtyrë përtoke dhe e kishin rrëzuar ish kreun e veteranëve, Faik Fazliun.
Pas video se publikuar pati shumë reagime të zyrtarëve të ndryshëm ku kërkohej lirimi i mënjëhërshëm i Fazliut.
/Indeksonline/
VIDEO E ARRESTIMIT TË FAIK FAZLIUT