13:13 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Lirohet Frashër Krasniqi

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar Frashër Krasniqi, i cili grushtoi Milaim Zekën, gjatë një debati televiziv.

Deputetit të Vetëvendosjes i është kërkuar të mos rri afër Zekës. Në Parlament, Krasniqi nuk guxon t’i ofrohet më afër se pesë metra, kurse, jashtë Kuvendit duhet të rrijë në distancë.

Lajmin per Express e ka konfirmuar avokati i Krasniqit, Tome Gashi.