16:07 / E Hënë, 15 Nëntor 2021 / MSH

Lirohet gazetari amerikan që u arrestua në Mianmar

Gazetari amerikan Danny Fenster u lirua nga burgu në Mianmar vetëm tre ditë pasi u dënua me 11 vite burgim.

Menjëherë pas lirimit, Fenster u nis për në vendlindje, njofton BBC.

Në një deklaratë, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken përshëndeti lirimin e Fenster, për të cilin tha se ishte arrestuar gabimisht për gati gjashtë muaj.

Fenster, i cili ishte redaktor i gazetës “Frontier Myanmar”, ishte dënuar për shkelje të ligjit të imigracionit, shoqërim të paligjshëm si dhe inkurajim të mospajtimit kundër ushtrisë.

Ai madje u akuzua nga shteti i Mianmarit për kryengritje dhe nxitje të terrorizmit.

Këto akuza, në Mianmar bëjnë që i akuzuari të dënohet me burgim të përjetshëm.

Sipas disa burimeve, lirimi i Fenster ishte negociuar nfa ish-ambasadori i ShBA-së në Mianmar, Bill Richardson.

Sipas të përditshmës “Frontier Myanmar”, gazetari amerikan kishte punuar më parë për një gazetë e cila vazhdimisht kritikonte ushtrinë dhe grushtshtetin.

Danny ishte arrestuar duke u bërë gati për të fluturuar nga Mianmari për në Shtetet e Bashkuara.

Sipas avokatëve mbrojtës të tij, nuk ekzistonte asnjë akuzë që dëshmonte ndonjë krim të dukshëm, si dhe për aktivitete të një organizate lajmesh që Fenster nuk ishte më pjesë e saj.

Udhëheqësit ushtarakë në Mianmar morën pushtetin në muajin shkurt dhe që nga ajo kohë kanë vendosur një numër sanksionesh në vend. Ndër këto sanksione, janë edhe dhjetëra gazetarë e të burgosur politikë, transmeton Indeksonline.