15:41 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / L K

Lirohet gruaja e “El Chapo”

Emma Coronel, gruaja e zotit të njohur meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, do të lirohet sot nga autoritetet e Los Anxhelosit pasi u arrestua dhe u burgos në vitin 2021 për përfshirjen e saj në trafikimin e lëndëve narkotike, sipas shërbimit të burgut.

34-vjeçarja e lindur në SHBA u dënua me tre vjet burg në 2021 pasi u deklarua fajtore për tre akuza për ndihmë dhe nxitje të kartelit Sinaloa: një për pjesëmarrje në një komplot për pastrimin e të ardhurave nga krimi, i dyti për pjesëmarrje në një komplot për trafikim lëndësh narkotike, i treti për përfshirjen e saj në transaksione me bandat.

Ajo gjithashtu pranoi se vepronte si lajmëtare dhe transportuese për bashkëshortin e saj dhe udhëheqësin e kartelit dhe bashkëpunëtorët e tij kur ai u mbajt në burgun e Altiplanos pas arrestimit të tij në 2014.

Gjykata tha se Coronel pranoi përgjegjësitë e saj penale dhe ra dakord t’u jepte autoriteteve amerikane 1.5 milionë dollarë të ardhura nga krimi. Dënimi i saj prej 3.5 vitesh më vonë u reduktua.

Shërbimi i burgut tha se Coronel do të lirohet nga një burg relativisht i sigurisë së ulët në Los Anxhelos, pa detaje të mëtejshme.

Joaquin Guzmán është duke vuajtur një dënim të përjetshëm në SHBA pasi u ekstradua në vend nga Meksika në vitin 2017 pas dy arratisjeve të filmuara nga burgjet e sigurisë maksimale në vendin e tij – njëra që përfshin gërrmimin e një tuneli më shumë se një milje të gjatë.

Avokatët mbrojtës të gruas nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment nga agjencia e lajmeve Reuters. Është e paqartë nëse ajo përballet me akuza për trafik droge apo vepra të tjera penale në Meksikë.

Ajo do të jetë nën vëzhgimin e autoriteteve amerikane edhe për dy vjet.

Coronel ka dy vajza me Joaquin Guzman, të cilin ajo e takoi kur fitoi një konkurs bukurie, më pas u martua me të në moshën 18-vjeçare.