75 Mall Live Search
21:19 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Lirohet i dyshuari për grabitjen në auto-sallon, reagon pronari: Nga sot është në bela me mu

Gjatë javës së kaluar auto-salloni “Xhaviti” në fshatin Sibofc të Podujevës ishte sulmuar nga hajnat.

Pronarët e auto-sallonit kishin arritur ta kapnin njërin nga hajnat dhe ta dorëzojnë në polici.

Indeksonline pasi kontaktoi me avokatin Fanol Krasniqi ka mësuar që i dyshuari është liruar me urdhër të prokurorisë.

Ai ka konfirmuar që kishin bërë kallëzim penal ndaj të dyshuarit D.K. Prokuroria nuk ka arritur të vërtëtoj dhe e ka liruar.

Rreth këtij rasti pronari i auto-sallonit, Muzli Rrahmani është prononcuar pas lirimit të të dyshuarit. Ai ka thënë se ka dëshmitar dhe se është duke shkuar në polici.

“I kam me prova me dëshmitar që kanë qenë të kafja, me kamera me krejt i kom. Unë e njoh privatisht ata(hajnin). Prej qetij momenti eshte ne bela me mu.  Une e kom rreziku jetën, e ka nxjerr alltin. I ka deshmitart, i kam krejt senet edhe e kan lshu.”, tha ai për Indeksonline.

 Hajnat kishin vjedhur dy çanta, njëra me dokumente dhe tjetra me mbi tre mijë euro. Po ashtu ishin thyer vetura dhe ishin vjedhur 17 çelësa të veturave./Indeksonline/