Lirohet ish-ushtari i UÇK-së, Haki Drenica, ishte dënuar për krime civile

Ish-ushtari i UÇK-së, Haki Hajdari, i njohur si Haki Drenica, është liruar nga burgu.
Hajdari ishtë i dënuar për krime lufte kundër popullatës civile të kryera në një bazë të UÇK-së në Cahan të Shqipërisë.
Bashkë me Hajdarin ishte dënuar edhe Sabit Geci, Riza Alijaj dhe Shaban Hoti.
Geci ishte dënuar me 15 vjet burgim, Alijaj ishte dënuar me 12 vjet dhe Hoti me 7 vjet.
Të gjithë ishin dënuar katër pika të aktakuzës për krime të kryera në dy kampe të UÇK-së në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë./Indeksonline/
