15:17 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lirohet Jahir Demaku, por jo edhe Sylejman Selimi

Gjykata Supreme e Kosovës ka liruar me kusht Jahir Demaku, ndërsa është hedhur poshtë kërkesa për lirim për Sylejman Selimin.

Këtë lajm e ka bërë të ditur, avokati i Selimit, Tomë Gashi.

“Paneli per lirim me kusht sot e liroi Jahir Demakun por jo Sylejman Selimin…a thua pse.!”, ka thënë Gashi.

“As sot nuk lirohet Gjenerali i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves Sylejman Selimi. Qartas në mënyrë të kundërligjshme dhe pa vendim gjyqësor për 136 ditë, Gjykata Supreme po e mbanë në burg Sylejman Selimin. Edhe tëntimi i sotëm për ta liruar me kusht dështoj pasi që nuk pati vullnet politik të atyre që thirrën në drejtësi”, ka shkruar mes të tjerash Gashi.

Ndryshe, sot Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësve të dënuarëve në rastin e grupit “Drenica  2”, përkatësisht të dënuarve I.Th., S.D., N.D., D.D., F.D., B.D., Z.D., A.D.,  S.S., dhe kërkesa e përbashkët e të dënuarve F.D. dhe N.D., të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë që i ka shpallur ata fajtor për veprën penale krime të luftës./Indeksonline/