75 Mall Live Search
12:49 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Lirohet kosovari i arrestuar dje në Serbi

Autoritetet serbe kanë liruar kosovarin, Astrit Piraj i cili u arrestua dje në kufi.

Lirimin e 46 vjecarit e kanë konfirmuar për Indeksonline në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Jetlir Zyberaj ka thënë për Indeksonline se kosovari tanimë është i lirë.

Piraj u arrestua nga autoritetet kufitare të Serbisë derisa ishte nisur për në Francë me një linjë autobusësh.

Pas kalimit të pikës kufitare Dheu i Bardhë, njësitet policore kufitare serbe e vunë nën pranga 46-vjecarin nga Pozhorani i Vitisë. /Indeksonline/