75 Mall Live Search
08:56 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / MSH

Lirohet Mogherini, pas dyshimeve për mashtrim dhe korrupsion

Federica Mogherini, ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, u lirua mbrëmë rreth orës 1 të mëngjesit, pas arrestimit të saj të martën si pjesë e një hetimi për mashtrim dhe korrupsion.

Dy të ndaluarit e tjerë, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti, u liruan gjithashtu nga Policia Federale Gjyqësore belge.

Sipas gjyqtarëve, të tre individët u morën në pyetje dhe u informuan për akuzat zyrtare, të cilat lidhen me mashtrim dhe korrupsion në prokurim, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, shkruan TCH.

Ata u liruan pasi nuk konsideroheshin të rrezikshëm për arratisje, duke vazhduar hetimet nën masat ligjore të përcaktuara nga autoritetet belge.

Hetimi ka të bëjë me transaksione dhe prokurime brenda Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe Kolegjin e Evropës, duke ndezur interes të madh publik në lidhje me menaxhimin e fondeve dhe praktikave administrative të institucioneve evropiane.