16:07 / E Martë, 07 Shtator 2021 / B O

Lirohet Molliqaj, dhe aktivistët e tjerë të PSD-së

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivistët e tjerë të PSD-së që janë arrestuar në mëngjesin e sotëm, janë liruar në procedurë të rregullt.

Aktivistët e PSD-së bashkë me kryetarin Molliqaj kanë zhvilluar aksion për të penguar konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Lajmin për lirimin e aktivistëve e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 10:00 është pranuar informata për një aktivitet të paparalajmëruar nga një grup personash, të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Veprimet që kanë karakterizuar këtë aktivitet kanë determinuar reagimin policor dhe për rrjedhojë pesë nga këta persona janë shoqëruar në stacionin policor. Hetuesit policor të udhëhequr nga prokurori i shtetit kanë kryer veprimet preliminare hetimore me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të plotë të rrethanave që kanë karakterizuar ngjarjen. Të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Borovci./Indeksonline/