Lirohet Natyra Kuçi

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi u lirua nga stacioni policor, ku u arrestua së bashku me 15 anëtarët e tjerë, për shkak të një akvtiviteti, shkruan IndeksOnline.
Ajo në “Facebook”, ka thënë që krimi i vetëm është brutaliteti policor jashtë dhe brenda ndërtesës së stacionit policor në Prishtinë.
“Krimi i vetëm këtu është brutaliteti policor jashtë e më shumë brenda stacionit policor. Për aktivistët e PSD-së e aksionet simbolike dhunë e arrestime, për tubimet e partive politike truproje”, ka shkruar ajo.
Përndryshe 16 zyrtarë të Partisë Socialdemokrate janë arrestuar sot pranë stacionit policor në Prishtinë, gjatë një aktiviteti partiak lidhur me shkeljen e masave anti-Covid nga ana e qeveritarëve gjatë tubimeve politike./IndeksOnline/