75 Mall Live Search
15:12 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Lirohet nga akuza dr.Visar Nushi, u akuzua për caktim të diagnozës së gabuar

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin me të cilin e liroi nga akuza Dr. Visar Nushin nga Prishtina, i cili ishte i akuzuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” .

Avokati i tij, Gazmend Nushji ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë erdhi në përfundim se me asnjë provë të administruar në këtë proces nuk është provuar se i pandehuri Dr. Visar Nushi e kishte kryer veprën penale për të cilën ishte akuzuar, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se ekspertiza mjekësore e kryer me kërkesë të Prokurorisë në Gjermani për pacienten N. B. ka rezultuar se ortopedi kosovar Visar Nushi kishte bërë gabime gjatë matjeve të shkallës së skoliozës. Nushi, sipas ekspertizës së kryer në Gjermani i kishte vënë pacientes diagnozë dhe terapi të gabuar, duke u bazuar në matjet e gabuara të shkallës së skoliozës,.

Si pasojë e mjekimit joadekuat nga ana e doktorit, familjarët e pacientes kanë denoncuar doktorin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, për çka kurrizi i vajzës kishte marrë formën e germës S. /Indeksonline/

 

Temat: