Lirohet nga akuza Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, është liruar nga akuza për ‘‘shkelje e fshehtësisë së procedurës’’ gjatë gjykimit të Azem Sylës.
Gjykatësi i rastit, Eroll Gashi, e liroi Tomë Gashin nga aktakuza me arsyetimin se në dispozitivin e aktakuzës është përmendur ora 10:45 dhe pas seancës dëgjimore ai ishte deklaruar duke e treguar emrin e dëshmitarit, ndërsa sipas tij në procesverbal të asaj seance dëgjimore koha e fillimit të asaj seance ishte ora 15:00.
Gjykatësi ka thënë se palët kanë të drejtë ankese. Sipas aktakuzës së përpiluar, më 16 mars 2018, nga prokurori Blerim Igrishta, avokati Gashi më 29 prill të vitit 2016, rreth orës 10:54, pasi që paraprakisht kishte përfunduar seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ku në procesverbal ishte informuar nga gjykatësi i rastit se seanca është e mbyllur dhe se duhet të ruhej si konfidencialitet ajo çfarë flitej aty, ai me të dalë nga seanca, pa autorizim ishte zbuluar të dhënat për identitetin e personit të mbrojtur në procedurë penale, duke iu drejtuar mjeteve të informimit me deklarata dhe duke përmendur emrin e tij në mënyrë publike.