75 Mall Live Search
17:10 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / OSH

Lirohet nga burgu aktorja e njohur, kishte dhënë ryshfet gjysmë milioni euro për t’ia pranuar vajzat në kolegj

Aktorja e njohur, Lori Loughlin është liruar nga burgu pasi qëndroj dy muaj pas hekurave.

Ajo ishte arrestuar pasi kishte pranuar që i ka dhënë gjysmë milioni dollarë ryshfet për t’ia pranuar vajzat e saj në një kolegj.

Burri i saj, stilisti Mossimo Giannulli, po vuan dënimin e tij pesë-mujor në një burg në Lompoc pranë Santa Barbara, California, transmeton Indeksonline.

Përveç dënimit dy mujor, ajo duhet të jap edhe gjobë 150 mijë dollarëshe dhe të kryej 100 orë shërbime ndaj komunitetit./Indeksonline/