Lirohet nga burgu ish-ministri shqiptar Lefter Koka
Ish-ministri i Mjedisit në Shqipëri, Lefer Koka është liruar nga burgu pas 4 vjetësh, i arrestuar per aferen e inceneratorëve.
GJKKO-ja hoqi masën e sigurisë arrest me burgim për inceneratorin e Fierit.
Sipas vendimit masa e sigurisë për këtë dosje nuk qëndron më, ndërsa çështja për inceneratorin e Fierit është kthyer për rigjykim në Apel nga Gjykata e Lartë.
Në lidhje me dënimin për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit. Ndërkohë, për çështjen e inceneratorit të Tiranës, ai e ka shlyer dënimin me kohën e qëndrimit në paraburgim.
Me këtë zhvillim, të tri dosjet penale ku Koka ishte i përfshirë, Elbasani, Tirana dhe Fieri nuk paraqesin më masa sigurie në fuqi, duke i hapur rrugën lirimit të tij pas katër vjetësh heqje lirie.

