18:19 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Lirohet nga burgu pas shumë vitesh terroristi amerikan

Pas 35 vitesh jetë në burg, Gjykata në Illinois e ka liruar sot nga vuajtja e burgut, Thomas Kokoraleis. Ky person ishte pjesë e organizatës kriminale “Ripper Crew” që gjatë viteve 1981-82 dyshohet se kishte vrarë 18 gra të pafajshme në Illinois.

Kokoraleis, 58 vjeç ishte dënuar me 70 vite burgim, por që pasi që ishte penduar, dënimi i tij ishte zbritur në 35 vite burg, shkruan Indeksonline.

Ai ishte dënuar për vrasjen e 21 vjeçares, Ann Borowski e cila ishte rrëmbyer para banesës për tu ekzekutuar më pas.

Lorry Ann Borowski Credit: Courtesy Borowki Family

Familja e saj do të apelojë vendimin e gjykatës për lirimin e Kokoraleis duke paralajmëruar një paraqitje për media./Indeksonline/