Lirohet nga burgu shkrimtari uzbek
Policia uzbeke ka liruar shkrimtarin, Nurollo Otahonov, pasi e kishte arrestuar javën e kaluar pas kthimit të tij.
Policia tha se autorit 63 vjeçar, nuk i është dhënë ndonjë arsye për lirimin e tij, ose nëse çështja penale kundër tij ishte hedhur poshtë.
“Kjo ndodhi shumë shpejtë, policia më mori nga burgu dhe më solli në shtëpi, unë nuk kuptoja se çfarë po ndodhte”, tha Otahonov për Reuters në telefon.
“Ndjeva se gjithçka po ndodhte vërtetë, kur policia trokiti në derën timë për të më lejuar të shkoja në shtëpi”, u shpreh Otahonov.
Djali i tij, Fayzulin Otahonov, shkroi në facebook se babai i tij ishte shoqëruar në shtëpi nga kreu i departamentit të policisë.
Otahonov filloi të kishte probleme në Uzbekistan, pasi u shkarkua nga postet e tij si drejtor i një shtëpie botuese dhe kryeredaktor i revistës Hidoyat në vitin 2013./rel