14:57 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / k.v

Lirohet nga detyra Izedin Bytyqi, inicohet procedurë e shkeljes së rëndë disiplinore

Ministria e Infrastrukturës njofton opinionin publik se ministri Arban Abrashi, ka pezulluar nga detyra sekretarin e Përgjithshëm, Izedin Bytyçi, dhe ndaj tij është inicuar procedura e shqyrtimit të shkeljes së rëndë disiplinore.

Bytyçi, gjatë muajit shkurt ka kthyer në punë si udhëheqës të Departamentit të Prokurimit në MI, Nexhat Krasniqin, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e plotfuqishëm të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Përmes këtij veprimi, Bytyqi bie ndesh edhe me zbatimin e parimit të ligjshmërisë dhe zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Moszbatimi i vendimit gjyqësor është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e sekretarit të përgjithshëm dhe institucioneve përkatëse, duke i cenuar kështu edhe dispozitat e Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Ministri Abrashi shpreh vendosmërinë për hapje rrugë të funksionimit të drejtësisë në MI dhe ndalim të tenttativës për të manipuluar me dokumentet e lëshuara nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Mbi këtë bazë, Bytyçi është liruar nga detyra të hënën (01.03.2021).​