75 Mall Live Search
18:21 / E Hënë, 15 Nëntor 2021 / AR

Lirohet nga paraburgimi Avni Ademaj

Është liruar nga paraburgimi Avni Ademaj, i cili u arrestua në natën tragjike të 8 shtatorit në Pejë.

Në atë mbrëmje mbetën të vrarë kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati për kryetar të Deçanit nga PDK, Blerand Kadrijaj.

Kështu bëjnë të ditur burimet e Indeksonline. Avniu, i cili është vëllau i Astritit, tashmë ndodhet në shtëpinë e tij.

Avni Ademaj dyshohet për vrasjen e Blerand Kadrijajt si dhe për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Por se këto akuza, i ka mohuar avokati i tij mbrojtës, Gëzim Kollqaku. Ai ka thënë se ato dyshime nuk janë të bazuara dhe se Avni Ademaj nuk ka qenë në vendngjarje në kohën kur ka nisur konflikti./Indeksonline/

Dërgohet në mbajtje Avniu, vëllai i njërit nga viktimat e rastit tragjik në  Pejë