15:32 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lirohet nga paraburgimi Milaim Zeka, i ndryshohet masa e sigurisë

Gjykata e Apelit, ia ka ndryshuar masën e sigurisë deputetit, Milaim Zeka, të cilit ditë më parë i ishte shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, për shkak të deklaratave kërcënuese ndaj prokurorit Afrim Shefkiu.

Deputetit Zeka, tash i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Këtë lajm e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, mbrojtësi i Zekës, avokati Florent Latifaj.

Në ankesën e mbrojtjes që kishin bërë në Apel, ishte propozuar që Zeka të mbetej në liri.

Deputeti Zeka, pati thënë se do ta ndjekë Shefkiun me gjyq, kanun e privatisht.

Temat: