Lirohet nga paraburgimi sulmuesi i Gjilanit, Theophilus Solomon

Futbollisti i Gjilanit, Theophilus Solomon, është liruar nga paraburgimi.
Sulmuesi nigerian po qëndronte në masën e paraburgimit në Gjilan nga 24 Shkurti i këtij viti, derisa kishte urdhër arresti nga Interpol për shkak të një vendimi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tiranë.
Lajminn për lirimin e Solomon e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra./IndeksOnline/