Lirohet nga spitali Bill Clinton

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton është liruar dje nga spitali i Kalifornisë.
75 vjeçari kishte marrë dritën e gjelbër nga stafi mjekësor për t’u liruar, duke u kthyer kështu në shtëpinë ë tij për t’u shëruar plotësisht.
Ai ishte shtrirë në spital që nga e martja e javës së kaluar, për shkak të një infeksioni në traktin urinar.
Sipas mjekut mbikëqyrës, Alpesh Amin, rezultatet e analizave të kryera janë në numra konstat dhe normal dhe se President i 42-të i ShBA-së do të kalojë këtë problem shëndetësor me disa antibiotikë.
Në momentin kur u lirua nga spitali, Clinton ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Hillary.