Lirohet për qarkullim të veturave rruga në Brezovicë, pas zjarrit në hotelin e njohur

Sot rreth orës 10:15, hoteli “Pine” në Brezovicë është përfshirë nga flakët.
Indeksonline ka raportuar më herët se Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën që çon te zona e skijimit, për shkak se dyshohet se mund të ketë bombola gazi në hotel dhe pasojat mund të jenë të mëdha.
Burimet e Indeksonline kanë mësuar se është hapur rruga drejt zonës së skijimit në Brezovicë.
Një nga zjarrëfikësat që ndodhet në vendin e ngjarjes,ka bërë të ditur për Indeksonline se vendi i zjarrit është lokalizuar, por pritet që me u shemb ndërtesa përarsyje se është e djegur pjesërisht.
Ndërsa zëdhëndës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, bëri të ditur për Indeksonline se nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme./IndeksOnline/