Lirohet reperi Buta pas paraburgimit

Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, është liruar nga burgu pas vendimit të gjykatës për t’i ndërprerë masën e paraburgimit.
Lajmi është konfirmuar për Indeksonline nga avokati i tij, Naim Ferati.
“Butës i është ndërprerë masa e paraburgimit”, ka deklaruar Ferati.
Buta, një nga emrat më të njohur të skenës së hip-hopit në Kosovë, ishte mbajtur në paraburgim për disa javë./Indeksonline/
