Lirohet Sabit Pacolli i arrestuar në Suedi për mashtrim
Sabit Pacolli, i arrestuar në Malmo të Suedisë për mashtrim të madh më 2015 dhe 2017, është liruar nga të gjitha akuzat, raporton Indeksonline.
Biznesmeni dhe ish-zyrtari i Aleancës Kosova e Re ishte arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar për mashtrim me para.
Prej asaj kohe ai është mbajtur në paraburgim deri sot kur miqtë e tij kanë njoftuar për lirimin e Pacollit.
Ky i fundit para pak çastesh ka shkruar edhe një status në profilin e tij në Facebook ku ka treguar për ballafaqimin me drejtësinë.