75 Mall Live Search
10:30 / E Martë, 29 Korrik 2025 / Z S

“Lirojeni Jasharin”, tifozët e Milanit “shpërthejnë” në rrjetet sociale të Club Brugge-t

Tërheqja e litarit mes AC Milanit dhe Club Brugget për transferimin e mesfushorit Ardon Jashari ka kaluar përtej fushës së negociatave dhe tashmë është shpërndarë me forcë në rrjetet sociale.

Kjo pasi që pas refuzimit të fundit të ofertës nga ana e klubit belg, tifozët e flaktë të kuqezinjve kanë “pushtuar” profilin zyrtar të Club Brugget në Instagram.

Komentet janë të shumta dhe të larmishme: nga gif-e, meme dhe emoji, deri te thirrje të drejtpërdrejta si #FreeJashari, duke i bërë apel klubit belg të lëshojë lojtarin.