“Lironi Alvinin”, lutja nga Milano për lirimin e Alvin Berishes i cili ndodhet në Siri
Në Milano, Grattacielo Pirellone për dy ditë rresht duke filluar nga sot, do të qëndrojnë dritat të ndezura në këtë mënyrë duke krijuar fjalët “Free Alvin” apo e përkthyer në shqip “Lironi Alvin-in”.
Bëhet fjalë për djalin 11-vjeçar me origjinë shqiptare Alvin Berisha, i cili aktualisht ndodhet në një kamp në Siri.
Ndërkohë ambasadori shqiptar në Turqi Gent Gazheli, i mbylli telefonin gazetarëve italian të emisionit ‘Le Iene” kur i kërkuan të bënte diçka.