23:21 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

“Lironi protestuesit”, protesta në Tiranë merr hov më shumë (Video)

23 të arrestuar numërohen deri më sot në Kukës , ndërkohë që dhjetra të tjerë janë në kërkim.

Pikërisht për këtë qytetarët janë mbledhur mbrëmjen e sotme para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të protestuar për lirimin e të arrestuarve në Kukës.

Nga videot në ngjarje vihet re se gjithcka vazhdon akoma me shumë tension, dhe pjesëmarrësit janë shtuar.

Ata kërkojnë që të lirohen ata që po mbahen në polici, që sipas tyre është e jashtëligjshme.

Ata kanë lëshuar thirrje: Lironi protestuesit!