75 Mall Live Search
17:42 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Ford prezanton Mustangun më të fuqishëm ndonjëherë

Që kur Ford doli me Shelby GT350 dhe GT350R, tifozët e Mustang e dinin se çmimi i vërtetë do të ishte versioni i ri GT500.

Ford-Mustang Shelby GT500 më në fund ka arritur dhe ka të paktën 700 kuajfuqi, duke e bërë Mustangun më të fuqishëm ndonjëherë.

E gjithë kjo fuqi vjen nga motori 5.2 litërsh V8, i cili ka një kompresor gjigant të lidhur me të, shkruan IndeksOnline.

Ford nuk ka publikuar ende fuqinë ekzakte që do të ketë makina, por premton që do të arrijë shpejtësinë 0-96km/h për tre sekonda.

Shasia vjen me një fibër karboni, gomat Michelin të performancës së lartë të cilat Ford deklaron se janë dizajnuar posaçërisht për makinën. Gjithashtu makina vjen me gomat opsionale Pilot Sport 4S.

Makina ka gjithashtu helikë 16.5 inç Brembo me gjashtë pistona, kështu që mundësitë që makina të ndalojë së punuari është shumë e vështirë.

Për sa i përket pamjes së jashtme, fotot flasin vetë. GT500 vjen me një dizajn që vë në pah muskujt e makinës. Grila në pjesën e përparme dhe gomat 20 inç, i japin makinës hijeshi.

Makina vjen me opsione shtesë, të cilat rrisin fuqinë e makinës.

GT500 premton të sjellë një nivel komplet ndryshe të Mustang-ut.