75 Mall Live Search
22:52 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / Z S

Lisa Rugova e quan festë fushatën e LDK-së

Kandidatja e LDK-së për deputete nga diaspora Lisa Rugova e ka quajtur festë fushatë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo pas një tubimi të LDK-së që u mbajt sot në qytetin e Klinës.

”Sonte, në Klinë vazhdoj fushata jonë, e cila ishte festë e ringritjes së Lidhjes Demokratike”, ka shkruar Rugova.

Qytetarë të shumtë na treguan energjinë dhe bashkimin tonë drejt të ardhmes së ndritur, ka shtuar më tutje kandidatja e LDK-së nga diaspora./Indeksonline/