Lisa Rugova: Istogu, bastion i palëkundur i LDK-së

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së nga diaspora, Lisa Rugova, është shprehur se Istogu është një bastion i palëkundër i LDK-së.
Rugova, përmes një postimi në facebook është shprehur se Istogu ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë frymë rugoviane.
“Istogu ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë frymë rugoviane. Faleminderit nga zemra për këtë mbështetje të jashtëzakonshme! Istogu, bastion i palëkundur i LDK-së, është gjithmonë gati për fitore dhe suksese!”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lisa Rugova kandidon me numër 84./Indeksonline/