15:55 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Lisbona 21: Nora Gjakova e pafat, mposhtet në gjysmëfinale/ Lufton për medalje të bronztë

Nora Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Europian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Në kategorinë 57-kilogram, xhudistja kosovare u mposht me IPPON, nga xhudistja portugeze, Telma Monteiro, shkruan IndeksOnline

Në finale, Monteiro do të takohet me sllovenen, Kaja Kajzer.

Kurse për medalje të bronztë, Gjakova do të luftoj me xhudisten nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani.

Kujtojmë që në finale në kategorinë 47 kilogram është kualifikuar xhudistja kosovare, Distrie Krasniqi./IndeksOnline/