75 Mall Live Search
22:25 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / AR

Lista/ Artistët më të mirë dhe këngët më të dëgjuara të vitit 2023

Taylor Swift si artistja më e mirë e vitit 2023, me më shumë se 26.1 miliardë transmetime globale që nga 1 janari.

Vendin e dytë e zuri superylli i ‘reggaeton’ Bad Bunny, i cili gjithashtu pati një vit të spikatur me një album të ri, “Nadie sabe lo que va a pasar mañana”.

Në krye të pesëshes ishin The Weeknd, Drake dhe Peso Pluma.

Albumet më të mira botërore të vitit 2023:

Albumi më i transmetuar i vitit për të dytin vit radhazi ishte “Un Verano Sin Ti” nga Bad Bunny , me më shumë se 4.5 miliardë transmetime globalisht, e ndjekur nga albumi “Midnights” i Taylor Swift.

SZA zë vendin e tretë me “SOS”.

Dhe në vendin e katërt dhe të pestë janë “Starboy” nga The Weeknd dhe “MAÑANA SERÁ BONITO” nga KAROL G.