Lista e Gjermanisë, ftohen disa lojtarë të ri
Gjermania ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e nëntorit ndaj Bjellorusisë dhe Irlandës.
Trajneri, Joachim Low, ka ftuar disa lojtarë të ri, për dy ndeshjet vendimtare, që do ta vendosin fatin e Gjermanisë për Kampionatin Evropian.
Talentet e rinj gjermanë po shkëlqejnë dhe kjo ka bërë që të pranojnë ftesat për herë të parë në kombëtare, e që është arritje shumë e madhe për një futbollist./Indeksonline/
